Sunday, April 27, 2025
HomePolitikëRikthimi i vizave, rregulli i BE: Holanda nuk vendos e vetme.

Rikthimi i vizave, rregulli i BE: Holanda nuk vendos e vetme.

-

Lajmi i publikuar në mediat holandeze për rikthimin e sistemit të vizave për Shqipërinë, ka ngjallur mjaft debat dhe diskutim.

Një ditë më parë drejtoresha e emigracionit në Shqipëri tha se nuk kishte informacion dhe as ankesa nga pala holandeze.

Raporti i përgatitur nga Holanda thotë se kërkojnë rikthimin e vizave për shkak të numri të madh të azilkërkuesve dhe përfshirja në krime e emigrantëve shqiptarë.

Rregullorja përcakton qartë se asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve.

Kjo gjë nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.

Kur shteti nuk bashkëpunon, i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, edhe në rastet kur ka sërish bashkëpunim atëherë mund të ketë penalizime.

Pra pas paraqitjes së raportit me ankesa nga ana e autoriteteve holandeze, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojnë nëse përmbushen kriteret dhe nëse respektohen të drejtat e njeriut.

Sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, pra kurrsesi nuk mund të vendosë një vend anëtar i vetëm siç është Holanda.

dy.b/shqiptarja.com

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts