Sunday, April 27, 2025
HomeAktualitet“Baba Tomori” Meta: Bektashizmi dhe atdhedashuria janë të pandara

“Baba Tomori” Meta: Bektashizmi dhe atdhedashuria janë të pandara

-

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në festën bektashiane, që mbahet për cdo vit me një pelegrinazh në Malin e Tomorit.

Meta gjatë fjalës së tij që mbajti para besimtarëve u shpreh se bektashizmi dhe atdhedashuria janë një dhe të pandara.

Në 25 vite ripërtërija e traditave ka ardhur edhe më shumë në një progres dhe sot mirënjohja shkon për përpjekjet titanike të të ndjerit Kryegjyshit të atëhershëm Baba Reshatit, por edhe të të Kryegjyshit të sotëm Baba Edmond Brahimajt.

Ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës, këtu vijnë besimtarë të të gjitha besimeve dhe shumë turistë.
Theksoj se bektashizmi ka vlera të jashtëzakonshme për kontributin që ka dhënë historikisht për të vaditur me dashuri dhe përkushtim rrënjët e atdhedashurisë.

Bektashizmi dhe atdhedashuria janë një dhe të pandara. Ne jemi sot këtu për të kujtuar sakrificat dhe modelin, frymëzimin e Abaz Aliut, luftëtar i dinjitetit dhe lirive, që edhe sot vazhdon të frymëzojë.

Ata përfaqësojnë një fuqi hyjnore dhe të mbinatyrshme për të frymëzuar besimtarët për të luftuar për vlerat më të mira njerëzore” deklaroi Meta.

Në Malin e Tomorit, sipas traditës bektashiane bëhet rituali për të vizituar tyrben, lutjet, ndezja e qirinjve therja e kurbanit.

Pelegrinët përulen me respekt në këtë mal të shenjtë. Simbolika e festës në ditët e Tomorit 20-25 gusht i përvitshëm, tashmë është kthyer në një traditë mbarëkombëtare.

Besimtarët dhe jo besimtarët vijnë aty për pelegrinazh të bëjnë ziaret jo vetëm nga krahinat e ndryshme të shtetit amë, por edhe trojet etnike shqiptare apo nga Diaspora.

235671

dy.b/shqiptarja.com

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts