Wednesday, April 24, 2024
HomeSportVllaznia për femra triumfon në Ligën e Kampionëve, të premten sfida me...

Vllaznia për femra triumfon në Ligën e Kampionëve, të premten sfida me pretendentët e PAOK

-

Skuadra e Vllaznisë për femra ka triumfuar në ndeshjen e parë të luajtur për Ligën e Kampionëve kundër SFK 2000. Vajzat shkodrane ia dolën falë golit të vonë të shënuar nga Megi Doçi në minutën e 92-të të takimit që i dha tre pikët e para kampionëve të Shqipërisë.

 

Vllaznia ia doli të mundte një nga pretendentët e Grupit 10 ku bën pjesë, por pas skuadrës nga Bosnje-Hercegovina, vend i cili organizon ndeshjet e këtij grupi kualifikues, radhën e ka PAOK-u. “Superfuqia” e këtij grupi me të cilën do të ndeshen ditën e premte në kuadër të takimit të dytë.

Vllaznia ndan vendin e parë me skuadrën greke, por PAOK ndodhet në krye për shkak të golavarazhit pasi mundën sot me rezultatin e thellë 8-0 ekipin e SC Betemburg nga Luksemburgu.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts