Monday, March 27, 2023
HomeAktualitetIMPORTI I ENERGJISË, OSHEE HAP PROCEDURAT PËR MUAJIN SHTATOR.

IMPORTI I ENERGJISË, OSHEE HAP PROCEDURAT PËR MUAJIN SHTATOR.

-

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hapi procedurat për importin e energjisë në shtator.

OSHEE njoftoi se do të presë oferta nga kompanitë e interesuara për tre opsione furnizim. Afati për lëvrimin mbetet i njëjtë 1-30 shtator ndërkohe që oraret dhe fuqia ndryshojnë.

Kështu Loti i parë përfshin deri në 140 MË dhe përfshin një hark kohor 24 orësh 00:00-24:00.

Loti i dytë përfshin fuqinë deri në 150 MË për një furnizimin 18 orësh që nis nga 06:00-24:00.

Loti i tretë përfshin një fuqi deri në 220 MË dhe furnizim prej 14 orësh nga 08:00-22:00.

Në lidhje me këtë kërkesë OSHEE do të presë edhe ofertat që do të vijnë duke bërë më pas kombinimet që i interesojnë në bazë të çmimit më të leverdishëm por edhe sasisë së ofruar.

Operatorët e interesuar duhet që të paraqesin ofertat e tyre të cilat duhet të jenë të vlefshme deri më datë 28 gusht ndërkohe që paraqitja e ofertave duhet të bëhet deri më datë 24 gusht (nesër).

Ashtu sikurse ka ndodhur dhe më herët pas paraqitjes së ofertave OSHEE hyn në negociata me kompanitë për të arritur edhe një raport më të mirë mes sasisë së lëvruar dhe çmimit të ofruar.

Gjatë dy muajve të fundit furnizimi në vend është mbështetur tek importet që janë kryer nga vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Totali i importeve ka kaluar për korrik dhe gusht mbi 50 milionë euro.

Situata e thatësirës dhe temperaturat e larta kanë detyruar që KESH të prodhojë në minimum ndërkohë që qeveria vendosi të rriste huadhënien për energjinë me 3 miliardë lekë për shkak të vështirësisë ku ndodhet sektori.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,751FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts