Edhe Shqipëria pritet ti bashkohet ditës përkujtimore të shpallur nga Parlamenti Europian në kujtim të viktimave të regjimeve,naziste, komuniste apo fashiste. Kryetarja e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, do ti propozojë parlamentit që 23 gushti të shpallet edhe në Shqipëri dita e kujtimit të viktimave të regjimeve totalitare.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do ti propozojë parlamentit që 23 gushti të shpallet edhe në Shqipëri dita e kujtimit të viktimave të regjimeve totalitare.
Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e këtij institucioni, Gentiana Sula, gjatë një aktiviteti në Ditën e Europiane të viktimave nazizmit e të stalinizmit.
Gentiana Sula: Si Autoritet kemi rënë dakord t’i propozojmë parlamentit shqiptar që këtë ditë ta vëmë si ditë kombëtare të përkujtimit të viktimave qoftë të fashizmit, qoftë të komunizimit pa dallim ngjyre sepse diktaturat, sistemet totalitare janë njësoj me pasoja, janë ç’njerëzore që synojnë shtypje me bazë racore nga një vend tek tjetri ose me bazë klasore siç ndodhi në Shqipëri.
Ambasadorja gjermane, e cila ishte pjesë e këtij organizimi u shpreh se hapja e dosjeve është shumë e rëndësishme për zbardhjen e të vërtetës historike në Shqipëri.
Susane Schut: Hapja e dosjeve të sigurimit në Shqipëri ka ardhur pak me vonesë. Hapja e dosjeve është e rëndësishme pasi është përballja me të vërtetën dhe jo me të shkuarën me rëndësi kjo gjë është edhe për shkollat dhe institucionet e tjera.
Me rastin e ditës Europiane të kujtimit të viktimave të regjimeve totalitare në Muzeun Historik u hap një ekspozitë ku u ekspozuan disa objekte të viktimave të regjimit komunist dhe nazist.