Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetRaporti i KLSH - Siguria ushqimore, qytetarët të pambrojtur: S’dimë çfarë konsumojmë

Raporti i KLSH – Siguria ushqimore, qytetarët të pambrojtur: S’dimë çfarë konsumojmë

-

Qytetarët shqiptarë ndihen të rrezikuar për çdo ushqim që konsumojnë. Ata ngrenë shqetësimin se produktet nuk janë të sigurta dhe tregtohen jashtë çdo standardi higjeno-sanitar. Qytetarët apelojnë autoritetet që të shtojnë masat dhe kontrollet, duke garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Në një raport të pak ditëve më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në jë auditim të kryer në një hark kohor të katër viteve konstatonte se Autoritetit i Kontrollit të Ushqimit nuk ka mundur të garantojë sigurinë ushqimore në vend.

Në këto kushte, qytetarëve u duhet të tregojnë një kujdes të shtuar për produktet që konsumojnë.

Shqetësim parësor për ta mbeten ushqimet që shiten në tregjet e improvizuara në trotuare apo lagje të kryeqytetit.

Sipas tyre shumë biznese abuzojnë me datat e skadencave, ndërsa ngrenë edhe shqetësimin e tregtimit të produketeve të huaja të cilat nuk shoqërohen me përkthimin në gjuhën shqipe.

Edhe pse ka pasur mjaft përpjekje për të mbikqyrur tregjet dhe garantuar sigurinë ushqimore, mbrojtja e konsumatorit mbetet ende një problematikë dhe sfidë për qeverinë e ardhshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts