Friday, April 19, 2024
HomePolitikëDitmir Bushati pret Princin e Arabisë Saudite: Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë...

Ditmir Bushati pret Princin e Arabisë Saudite: Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të diversifikohen (17:41 , 25/08/2017)

-

I cilësuar si një investitorët kryesor në Arabinë Saudite dhe në Rajon, Princ AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, një ndër miliarderët botërorë, me rreth 17.3 miliardë dollarë pasuri, pronar i “Kingdom Holding Company”, President i “AlWleed Fondation”, anëtar i Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, për disa ditë do të vizitojë Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një statusi në “Facebook”, njoftoi se ka zhvilluar një takim me të ku në thelb të bisedës ishin marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me Princin Al-Waleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës,” shkruan Bushati në Facebook.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts