Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetI PARI I GAZETARISË PËSON HEMORAGJI NË STOMAK, DËRGOHET ME URGJENCË DREJT...

I PARI I GAZETARISË PËSON HEMORAGJI NË STOMAK, DËRGOHET ME URGJENCË DREJT SPITALIT

-

Prof.Dr. Hamit Boriçi ka pësuar një hemoragji në stomak, gjatë kohës që ndodhej me pushime në Sarandë.

Mësohet se menjëherë profesori është dërguar në spitalin e Sarandës, ku iu dha ndihma e parë. Më vonë u dërgua urgjentisht me helikopter në Tiranë.

Profesor Hamit Boriçi, i cili njihet si babai i gazetarisë, (i lindur më 1930 në Shkodër), ka studiuar për gazetari në Universitetin “Llomonosov” në Moskë.

Është diplomuar për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (fakultetin Histori-Filologji). Aty ka kryer edhe studimet pasuniversitare i prolizuar për letërsinë publicistike.

Në vitin 1981 ka mbrojtur gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, ndërsa në vitin 1988 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i shkencave”. Është njëri nga themeluesit i së parës Degë-Katedër të Gazetarisë në Shqipëri (1964). Për më shumë se 40 vjet është ligjërues, titullar i lëndëve: ‘Teoria dhe praktika e gazetarisë’ dhe ‘Mjeshtëria (Format e pasqyrimit publicistik)’, si edhe ligjërues i lëndës ‘Historia e Gazetarisë’ dhe ‘Etika profesionale e gazetarisë’. Përvoja gazetareske: Korrespondent i gazetës “Zëri i rinisë” për rajonin e Shkodrës (1954-1958).

Gazetar, redaktor dhe përgjegjës redaksie në gazetën e përditshme “Bashkimi” në Tiranë (1963-1974). Kryeredaktor gazetës së përditshme “Bashkimi” në Tiranë (1978-1990). Është autor i disa librave (teksteve) universitare, të publicistikës dhe monograke.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts