Monday, April 28, 2025
HomePolitikëPetrit Vasili: Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike

Petrit Vasili: Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike

-

Samiti i Kryeministarve të Ballkanit Perëndimor, i mbledhur sot në Durrës, nga ky doli ideja e një tregu të përbashkët ekonomik, ka nxitur reagimin e LSI-së. Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se vendi ka nevojë për zgjidhje urgjente të varfërisë, e jo të merret me haluçinacione panballkanike.

Në një vend si Shqipëria shkruan Vasili, ka nevojë për vizion në punët e zhvillimit, e për të këtë vizion nuk e ka dhe sa do ta ketë Kryeministri. “Shqipëria ka nevojë klithëse për vizion për punët e zhvillimin e saj dhe këtë vizion as e ka as do ta ketë me këtë kryeministër, që s’di ku e ka vendin”.

Duke e cilësuan samitin si delir i një madhështie që nuk ekziston, Vasili shkruan më tej se vendit i duhet me urgjencë një vizion që të luftojë varfërinë dhe papunsinë.

“Delirimet e donkishotizmat e një madhështie, që nuk ekziston, por që gjallon si e tillë vetëm në çoroditjen mendore të kryeministrit shkollëpak, mos humbisni kohë ta komentoni. Na duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare, që lufton varfërinë e papunësinë, ndërsa haluçinacionet panballkanike lerjani atij (…)shyqyr Zotit vendimet e mëdha nuk do të jenë kurrë në dorë të tij”,-shkruan më tej kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts