Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetLive/ Rama prezanton qeverinë e re, Bushati sërish ministër i Jashtëm, Xhafaj...

Live/ Rama prezanton qeverinë e re, Bushati sërish ministër i Jashtëm, Xhafaj ministër i Brendshëm

-

(Në përditësim) TIRANE- Kryeministri Edi Rama po shpall sot emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kështu, nga Asambleja e PS ai e nisi nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit, detyrë që më herët e kishte presidenti Ilir Meta.

“Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe me autoritetin e posaçëm. Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe. Është nder e krenari që t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, – ka thënë Rama.

 Postin e dytë që ai prezantoi ishte ai i kryetarit të Grupit parlamentar të PS, që iu ngarkua Taulant Ballës.

“Grupi i ri parlamentar, largimi i Gramozit do jetë sfidë më vete, nuk do e dëshironim. Zëvendësimi duhet bërë menjëherë, jo thjesht i kryetarit të ri, por kryesisë së grupit. Besoj se Taulant Balla do e kryejë më së miri këtë rol”, theksoi Rama.

LISTA E QEVERISE SE RE
-Gramoz Ruçi: Kryetar Kuvendi.
-Taulant Balla: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
-Senida Mesi, zëvendës kryeministre
-Ministër i shtetit për diasporën, Pandeli Majko
Ministre e shtetit për sipërmarrësit, Sonila Qato
-Ditmir Bushati ministër i Jashtëm

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts