Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëPërplasje LSI-PS/ Bushati e fitoi të jetë pjesë e ‘Integrimit’, Gjosha: Pa...

Përplasje LSI-PS/ Bushati e fitoi të jetë pjesë e ‘Integrimit’, Gjosha: Pa merak i dashur Ditmir…

-

 

TIRANE- Pas reagimit që bëri ish-ministra e Integrimit Klajda Gjosha se në kabinetin e ri qeveritar nuk dëgjoi të flitej për Ministrinë e Integrimit, e cila ishte shkrirë, mes saj dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ka pasur një ‘përplasje’.

Në përgjigjen e tij Bushati e ftoi Gjoshën dhe LSI që të jenë pjesë e çështjeve të integrimit të Shqipërisë në BE. Kaq ka mjaftuar që Gjosha të reagojë sërish, ndërsa pohoi se LSI do të japë kontributin e saj lidhur me çështjet që lidhen me integrimin e vendit.

BUSHATI FTON GJOSHEN: MIRËPRESIM KONTRIBUTIN E OPOZITËS, PËRFSHIRË TËNDIN
Në një postim në ‘Twitter’ ai shkruan se çështja e integrimit në BE do të jetë kryefjala e reformave që do të ndërmarr qeveria në këtë mandat të dytë, ndërsa nuk nguron që të fitojë edhe Gjoshën, që përfaqëson opozitën.

“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda 🇦🇱🇪🇺”, citohet në mesazhin e tij.

GJOSHA: LSI KONTRIBUT PERSONAL NË PROCESIN E INTEGRIMIT
“Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit, pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!”, tha Gjosha.

Gjosha pak më herët reagoi ndërsa shprehu shqetësimin e saj se ministria e Integrimit tashmë ishte shkrirë, ndërsa çështjet që lidhen me këtë ministri nuk do të kishin më rëndësi. Ajo shprehu keqardhje lidhur me këtë fakt.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts