Friday, April 19, 2024
HomePolitikëQeveria e re/ Reagimi i parë i LSI-së

Qeveria e re/ Reagimi i parë i LSI-së

-

Pas zyrtarizimit të emrave të rinj të qeverisë “Rama 2” ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Klajda Gjosha, që në mandatin e parë të qeverisjes së Ramës, mbante postin e Ministres së Integrimit, shprehet skeptike në lidhje me efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE.

“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoj drejt celjes se negociatave.

Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.

Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit,”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts