Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëAmbasadorja gjermane: Azilkërkimi, rrugë pa krye. Ja sa shqiptarë aplikuan për punë

Ambasadorja gjermane: Azilkërkimi, rrugë pa krye. Ja sa shqiptarë aplikuan për punë

-

Gjatë vitit 2017-të, Gjermania është parë si destinacioni kryesor nga shumë shqiptarë që duan të largohen prej vendit për një jetë më të mirë. Në një kohë që radhët në dyert e ambasadës gjermane sa vijnë e shtohen, ambasadorja gjermane në Shqipëri Suzanne Schutz, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” thekson se azilkërkimi është një rrugë pa krye dhe e pashpresë për shqiptarët. Ajo bën me dije se tregu gjerman i punës ka një nevojë për specialistë shumë të mirë kualifikuar dhe që i përmbushin të gjitha kriteret ligjore. Për të gjithë të interesuarit publikohen sot profesionet më të kërkuara në tregun gjerman dhe të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të siguruar një vizë pune.

 A ka hapur Gjermania vende të reja pune këtë vit?

Më lejoni të them paraprakisht diçka, nëse jemi duke folur për vendet e punës në Gjermani, një gjë duhet të jetë plotësisht e qartë për të gjithë ata shqiptarë që janë të interesuar për mundësi punësimi në Gjermani, të udhëtosh drejt Gjermanisë me qëllimin për t’u punësuar atje dhe pasi të mbërrish të kërkosh azil, është një rrugë që nuk të çon drejt një marrëdhënieje punësimi, por është një rrugë pa krye. Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt origjine, që do të thotë se kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, ashtu sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, përpunohen aktualisht mjaft shpejt dhe refuzohen praktikisht në të gjitha rastet. Azilkërkuesit shqiptarë duhet që më pas të kthehen në Shqipëri, e nëse nuk e bëjnë këtë vullnetarisht, por kthehen me forcë, marrin ndalim-hyrjeje një deri pesëvjeçar në të gjithë hapësirën SCHENGEN. Azil kërkimi, pra është rruga e gabuar. Tani le t’i kthehemi ekonomisë gjermane: Ekonomia gjermane rritet, tregu i punës zhvillohet mirë, por me dallime të forta rajonale, duke nisur nga punësimi thuajse i plotë në qytetet jugperëndimore deri në shifra të larta të papunësisë në zonat rurale në lindje të vendit.

Cilat janë aktualisht profesionet më të kërkuara? Veçanërisht të kërkuara janë infermierët e specialiteteve, një profesion ky, për të cilin duhet të jetë bërë kualifikimi përkatës në sektorin shëndetësor. Këtu bëjnë pjesë për shembull infermierët /et e kirurgjisë. Në Gjermani ka mungesa edhe në kujdestarët në shtëpitë e të moshuarve. Kërkohen, gjithashtu, specialistë me formim për profesionet teknike, si p.sh. mekatronikë, elektrikë godinash si dhe specialistë në sektorin e teknikave elektrike të një ndërmarrjeje apo të automatizimit.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts