NË 1 ORË TEMPERATURAT BIEN 14 GRADË, JA ÇFARË REZERVON MOTI PËR PJESËN TJETËR TË DITËS

0
245

 

Pas rënies së shiut dhe breshërit në Tiranë, Metoalb njofton se në 60 minuta temperaturat kanë pasur një luhatje të madhe në të gjithë territorin e vendit.

Për 1 orë temperaturat janë ulur me 10-14 gradë celcius, duke shënuar kështu një rënie drastike, nga 32 gradë në 18 gradë.

Sipas parashikimeve vranësirat do të vazhdojnë në zonat juglindore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit mbrëmja do të jetë kryesisht e kthjellët.