Vdekja e shqiptarit 30-vjeçar Ardian Zagani rrugëve të Londrës teksa po shkonte me biçikletë në ditën e parë të punës së tij në një kolegj, ka ngritur anglezët në protestë.
Nën moton “Stop vrasjes së çiklistëve”, dhjetëra qytetarë anglezë kanë dalë të protestojnë në mënyrë simbolike të shtrirë me biçikletat e tyre në tokë.
Ishte pikërisht vdekja e shqiptarit Zagani, i cili u përplas nga një kamion Ford Transit rreth orës 6 të mëngjesit në rrugën “Camden Holloway”, që shtyu disa qytetarë të tjerë britanikë, përdorues biçiklete, të dalin në protestë.
Në këtë zonë, kjo është vdekja e 6 që i ndodh një çiklisti pas aksidenteve automobilistike.
“Do të bashkohemi në orën 6 pasdite në një protestë të madhe më 4 shtator për t’u solidarizuar me viktimat e aksidenteve rrugore,” shkruhet në faqen e Facebook të nismës “Stop vrasjes së çiklistëve”.