Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetViti i Skënderbeut/ Rama zbulon detajet e vendimit të parë të qeverisë...

Viti i Skënderbeut/ Rama zbulon detajet e vendimit të parë të qeverisë së re

-

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur publikisht se cili do të jetë edhe vendimi i parë që do të marrë qeveria e re.

 

Kështu, me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama zbuloi se qeveria do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të heroit tonë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

MESAZHI I RAMËS

VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT
Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.
Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur🙏

Untitled

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts