Friday, May 24, 2024
HomeKronikaKrimi - Vrasja e gjyqtares e paralajmëruar, tentativa për vrasje para djalit...

Krimi – Vrasja e gjyqtares e paralajmëruar, tentativa për vrasje para djalit më 2015

-

Vrasja e Fildese Hafizit, me profesion gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, ishte e paralajmëruar.

Gruaja ka denoncuar disa herë dhunën e ish-bashkëshortit të saj, por përtej denoncimeve, më 19 korrik të vitit 2015, Fadil Kasemi, atëherë 51 vjeç, ka tentuar ta vrasë gruan nën sytë e djalit të tyre.

Çifti i divorcuar ka një vajzë 16 vjeçare dhe një djalë 14 vjeçar.

Në atë kohë, ndërhyrja e një pushuesi dhe e djalit mundi të shmangte ngjarjen, e regjistruar pasditen e 19 korrikut.

Në debat e sipër, burri goditi me grusht djalin duke e rrëzuar në rërë dhe më pas goditi disa herë gruan, duke i lënë shenja në fytyrë.

Ai kishte një çantë një pistoletë tip TT brenda, të cilën gruaja ia rrëmbeu dhe e depozitoi në komisariatin e Golemit, disa metra larg vendit të ngjarjes.

Dosja hetimore e prokurorisë në atë kohë:

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bëra nga prokurori, rezulton se:

Rreth ores 16.00 te dates 19.07.2015 sherbimet e policise gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje kane marre informacion se ne vendin e quajtur plazhi i Golemit te rrethit Kavaje ne afersi te hotel “Horizonti”, shtetasi Fadil Kasemi ka kanosur me anen e nje pistolete qe e mbante pa leje te organeve kompetente, ne prani te femijeve, ish bashkeshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi..

Shtetasja Fildes Hafizi ka kallezuar se ka qene e martuar me shtetasin Fadil Kasemi e se ne muajin maj te ketij viti ishin divorcuar, divorc per te cilin Fadili nuk ka qene dakord. Para disa ditesh ajo ka ardhur ne plazh ne Golem se bashku me nenen dhe dy femijet, te cilet i ka ne kujdestari, ku ka marre nje dhome me qera. Per levizjen e femijeve ajo ka vene ne dijeni te atin e tyre, shtetasin Fadil Kasemi. Femijet kane mbajtur lidhje me te atin, duke telefonuar me te disa here ne dite.

Çifti ka patur probleme e mosmarreveshje gjate koheve te fundit  dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjere e rrezikuar, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare Tirane me kerkese per leshim te urdherit te mbrojtes, por ne gjykimin  e kerkeses se saj ajo nuk eshte paraqitur e per pasoje gjykata ka pushuar gjykimin.

Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit,  kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet. Sapo e ka arritur,  Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj.

Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten. Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate. Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere.

Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste: “Po me vret, po me vret” dhe  i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e  kishte patur  Fadil Kasemi.

Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.

Pas ngjarjes, Fadili eshte ulur ne shezlon, duke mbajtur koken me duar dhe kur ka shkuar policia per ta shoqeruar eshte prezantuar me gjeneralitete te sakta dhe nuk ka paraqitur asnje rezistence. Nga  verifikimi me gyp-indikator alkoli rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte perdorur pije alkolike dhe permbajtja e alkolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetem raki dhe vere ne sasi qe nuk justifikojne ate shkalle perqendrimim te konstatuar.

Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qene nen ndikimin e alkolit dhe nuk i perceptonte drejt gjerat, por ka thene se arma dhe çanta nuk jane te tijat, por ne lidhje me çanten ka pretenduar se ajo i perkiste nje personi qe nuk e njihte e qe e kishte provokuar duke iu ulur ne tavoline, si dhe qe i kishte marre çelesat e vetures dhe i kishte futur ne çante . Vetura tip “BMË, çelesat e te ciles u gjeten e u sekuestruan ne çanten ku ishte pistoleta i perket shtetasit Fadil Kasemi, i cili e kishte blere pa bere dokumentat perkatese, pasi e kishte ne prove per disa dite.

Nga kqyrja trupore e shtetases Fildes Hafizi konstatohet ne fytyre shenje dhune fizike ne te. Kjo shtetase eshte pajisur me vendim per ekspertim mjekoligjor, ekspertimi cili nuk eshte kryer ende.

Arma e sekuestruar eshte derguar per ekspertim dektikloskopik veleresues e teknik balistik

Sherbimet e policise gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje, fillimisht kane shoqeruar shtetasin Fadil Kasemi  per ne Komisariatin e Policise Kavaje e me pas, ndaj tij u vendos masa e arrestit ne flagrance.

Ne kontrollim e vetures nuk rezultoi te gjendej apo sekuestrohej ndonje send i kundraligjshem.

Faktet e mesiperme permbajne  elemente te vepres penale te prodhimirt e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te dhunes ne familje,  te parashikuat nga  neni 278/4 dhe 130/a/4 i  K.Penal.

Sherbimet e policies gjyqesore te Komisariatit te Policise Kavaje ne perputhje te plote me neni 252 te K.Pr.Penale  vendosen masen e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi, pasi ai eshte kapur me sende te kundraligjshme qe perbejne objektin e  vepres penale te parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal si dhe eshte ne ndjekje nga personi i demtuar per vepren penale te parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.. Keto sherbime te policise gjyqesore duke respektuar kerkesat e nenit 251 te K.Pr.Penale , kane vendosur masen e “arrestimit ne flagrance ” ndaj shtetasit Fadil Kasemi. Vete i arrestuari Fadil Kasemi  nuk ka paraqitur asnje peretendim  lidhur me veprimet e policise gjate arrestimit te tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts