Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetLaç, shkrumbohen pishat qindravjeçare e ullinj.

Laç, shkrumbohen pishat qindravjeçare e ullinj.

-

Kurora e gjelbër në kodrat e qytetit të Laçit ka ndryshuar plotësisht pamje.

Zjarri i dy ditëve më parë ka lënë pas dëme të shumta, ndërsa pylli me pisha është shkrumbuar thuajse plotësisht në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa nga zjarri janë dëmtuar dhe shumë rrënje me ullinj.

Menjëherë pas shuarjes së plotë të zjarrit, në terren kanë zbarkuar specialistet e pyjores të Bashkisë Kurbin.Ata po evidentojnë demet e shkaktuara për të parë më pas mundësinë e zevendesimit të pishave të djegura.

Nga hetimet rezulton se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohe që ende nuk ka asnjë përson të ndaluar për këtë vepër penale.

Kisha e Shna Ndout që ndodhet aty pranë vizitohet nga mijëra pelegrinë të cilët shijonin dhe bukuritë e natyrës.

Por nga një zone e gjelbëruar, mali mbi qytetin e Laçit tashmë të ngjan me një shkretëtirë të vërtete.

Zjarri i dy ditëve më parë mori përmasa të frikshme, duke rrezikuar dhe zonën e banuar, ndërkohe që u deshën disa ore luftë me flakët për të vënë në kontroll flaket.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts