Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetMonika Kryemadhi për ekzekutimin e gjyqtares: Vrasje e paralajmëruar! Ngre zërin fuqishëm...

Monika Kryemadhi për ekzekutimin e gjyqtares: Vrasje e paralajmëruar! Ngre zërin fuqishëm kundër këtij sistemi

-

Në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në një status në Facebook, këtë vrasje e ka cilësuar si akti më i rëndë dhe katastrofik që mund t’i ndodhë një vendi që pretendon të jetë anëtar në BE.

“Sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakërisë,” shkruan Kryemadhi.

Statusi i plotë

“Vrasja e paralajmeruar e nje nene, gruaje per me teper gjyqtare eshte akti me i rende dhe katastrofik qe mund ti ndodhe nje vendi qe pretendon te jete anetar i BE. Me revolten e nje nene, me forcen e nje gruaje qe ka perballuar shume veshtiresi ne jete dhe me kurajon e perfaqsimit te nje force politike si LSI, sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakerise. Policia, gjykata, shoqatat per mbrojtjen e te drejteva te grave, politika dhe e gjithe shoqeria shqiptare duhet te reagoje me force dhe efikasitet. Qarravitjet ne rrjetet sociale apo emisione televizive nuk mund ta zgjidhin kurre kete situate te renduar te krimit ne familje. Duhet qe cdo gje te nise nga vete ne”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts