Thursday, April 18, 2024
HomeSportPërkujtohet, Artan Bushati

Përkujtohet, Artan Bushati

-

KF Vllaznia, nderon ish trajnerin dhe pedagogun

Kater vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish trajnerit, drejtuesit dhe pedagogut Artan Bushati, Klubi i futbollit Vllaznia ka nderuar figuren shumë planëshe të Bushatit me një ndeshje miqësore të zhvilluar në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Krahas përfaqësuesve të klubit të futbollit Vllaznia, të pranishëm në këtë ndeshje përkujtimore kanë qënë edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, shokë dhe ish kolegë në vite të Bushatit. Kujtimet për Artan Bushatin janë të shumta,  jo vetem si ish futbollist, por më pas edhe si trajner ku kryesisht arritjet më të shumta i pati në këtë sektor, fillimisht si trajner i Vllaznisë me moshat, më pas edhe me ekipin e parë kuqeblu, në vijim edhe me atë të Elbasanit dhe i ekipit kombëtar. Ndërkohë që me të njëjtat vlera ai kontribuoi edhe në forumet drejtuese të klubit Vllaznjia si dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit si antar I Komitetit Ekzekutiv në këtë institucion. Po kështu, vlerat e tij kanë qënë të spikatura edhe drejtimin e departamentit të edukimit fizik dhe sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ndeshja miqësore që klubi i futbollit Vllaznia organizoi në nderim të tij, ajo në mes Vllaznisë “B” dhe Akademisë Vllaznia U-19, ishte pikërisht në n derim dhe përkujtim të tij. Dy skuadra këto që përgatiten të marrin pjesë në kampionatet kombëtare, ndaj si trajneri i Vllanzisë “B” Ervis Kraja dhe ai i Akademisë Vllaznia U-19, Luan Zmijani janë përpjekur ta shfrytëzojnë këtë ndeshje edhe si kolaudim të formacioneve të tyre. Për Zmijanin, përgatitjet në fjalë vlejnë edhe për pjesëmarrjen në “Champions Youth League”.  Miqësorja në fjalë është fituar nga kuqeblutë e “B”-së me rezultain 2 me 0, ku autorë të golave për Vllazninë “B” kanë qënë Kaçorri dhe Hoxha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts