Saturday, March 15, 2025
HomeAktualitetReagimi - Presidenti Meta dënon vrasjen e gjyqtares: Alarm për shoqërinë

Reagimi – Presidenti Meta dënon vrasjen e gjyqtares: Alarm për shoqërinë

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar ashpër vrasjen barabare të gjyqtares Fildes Hafizi.

Në një njoftim për media,  Presidenti Meta thekson se “Kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri.

Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts