Festa e Kurban Bajramit është festuar në një mënyre të veçante në Lezhë, duke bashkuar sëbashku muslimanë e katolik.
Në sheshin para xhamisë u vendosën artistet e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe biznese që krijuan një atmosfere ndryshe. Aty u bashkuan të gjithë e kjo për ta ishte diçka e veçantë.
Kjo menyrë të festuari është thjesht ripërtëritje e një tradite që ka ekzistuar shumë më herët. Kështu e ka vlerësuar këtë organizim Marçel Lacaj, përgjegjës i Qendrës Kulturore të Fëmijeve.
Përfaqësuesit myslimanë e katolikë të Lezhës janë angazhuar për të vijuar në këtë harmoni fetare e per ta bërë akoma më të veçantë Lezhën.
Otavio Vittale: Ne do të ndihemi gjithmonë të bashkuar me Zotin dhe para njerëzve.
Agim Tereziu: Ne si klerikë jemi të angazhuar seriozisht që kjo tolerancë do të ngrihet në stade më të larta.
Kjo tradite e bukur për të festuar së bashku të krishterë e myslimanë ka nisur që për festën e Pashkëve, iniciativë kjo që është ndërmarrë nga Bashkia Lezhë.