Friday, June 21, 2024
HomePolitikë2.3 ton drogë në Itali, reagon Basha: Është projekti PS+, Rama mbron...

2.3 ton drogë në Itali, reagon Basha: Është projekti PS+, Rama mbron kokat e krimit

-

 Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për drogën e kapur në Itali, një sasi rreth 2.3 ton.

Në një reagim të shpërndarë për mediat, Basha thotë se Rama mbron dhe promovon kokat e krimit dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Sipas kreut të PD-së, ky është projekti PS+drogë+kriminelë+korrupsion.


REAGIMI I BASHËS

Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumpetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion.

Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts