Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëDEBATI PËR MBULIMIN E STATUJËS SË SKËNDERBEUT, NDËRHYN DJALI I SALI BERISHËS...

DEBATI PËR MBULIMIN E STATUJËS SË SKËNDERBEUT, NDËRHYN DJALI I SALI BERISHËS DHE NGRE NJË PYETJE PËR TË GJITHË KRITIKËT

-

Debati i dy ditëve të fundit, lidhur me mbulimin e statujës së Skënderbeut në qendër të Tiranës gjatë faljës së Kurban Bajramit, i ka përfshirë pothuaj të gjithë intelektualët në vend.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se dëbati është i padrejtë dhe më qëllime të këqija nga ata që është ngritur.

Mes të tjerash ai ngre dhe një pyetje: “A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh?”

Më poshtë reagimi i Shkëlzen Berishës i plotë:

Jo ne emer te Skenderbeut

Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit).Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet.Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar. A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh? Nese do aplikonin te njejtin standart edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts