Wednesday, April 30, 2025
HomeSportIsh-trajneri nuk i ndahet Kombëtares shqiptare, edhe sot në stadium.

Ish-trajneri nuk i ndahet Kombëtares shqiptare, edhe sot në stadium.

-

Ish-trajnerit të Kombëtares tashmë edhe shtetas shqiptar me sa duket nuk i ndahet shpirti nga ekipi kuqezi. Ai ka suprizuar sot, teksa është shfaqur në shkallët e stadiumit të Elbasan Arena. “BalkanWeb” ka siguruar fotot ku De Biasi duket teksa mbërrin në shkallët e stadiumit dhe takohet me të pranishmit.

Por ndryshe nga herët e tjera kur ndodhej pranë lojtarëve për t’i dhënë udhëziemt e fundit përpara ndeshjeve, De Biasi tashmë do e shohë Shqipërinë në fushën e blertë nga shkallët e stadiumit.

Ish-trajneri që u nda para rreth 2 muajsh me Kombëtaren, duke u zëvendësuar Christian Panuçi ka qenë edhe dje në seancën stërvitore duke i bërë një vizitë speciale futbollistëve kuqezinj me të cilët ka kaluar një nga periudhat më të suksesshme në karrierën e tij.

De Biazi i ka takuar me radhë të gjithë lojtarët e kombëtares me të cilët ndau edhe batuta e përqafime.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts