Friday, March 29, 2024
HomeSportKush po vjedh nga Vllaznia? Klubi në dorë të Voltanës i shet...

Kush po vjedh nga Vllaznia? Klubi në dorë të Voltanës i shet talentet për një kore bukë

-

Në Shkodër janë të bindur tashmë: sa kohë klubi të jetë nën komandën e Voltana Ademit nuk bën hajër. Rrjetet sociale janë të mbushur me komente që kanë përmbajtje urrejtjeje ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, pasi Vllaznia, ky klub i madh dhe i traditës në Shqipëri, nuk po gjen qetësi dhe as suksesin që e dëshirojnë dhe e meritojnë shkodranët e vecanërisht sportdashësit e këtij qyteti. Vllaznia prodhon talente, por asnjëri prej tyre nuk jep kontribut për futbollin në Shkodër. Ata shiten për dy lekë në klubet e huaja, ku vetë klubi shkodran nuk fiton ndonjë gjë, vetëm ca thërrime të parëndësishme. Por në këtë katrahurë është dikush që përfiton. Prandaj shqetësimi në Shkodër ka kohë që ka marrë dhenë: Kush fiton prej talenteve të Vllaznisë? Kush operon nën rrogoz për të nxjerrë fitime nga akademia shkodrane e futbollit?

Kush po vjedh nga Vllaznia? Klubi në dorë të Voltanës i shet talentet për një kore bukë

Vllaznia ka shitur së fundmi mesfushorin Uendi Vecaj te Dinamo e Zagrebit, por ajo çka lë shumë për të dëshiruar është fakti që për mesfushorin me tipare ofensive është përfituar shumë pak nga ana financiare. 20-vjeçari prej dy sezonesh aktivizohej në Kategorinë Superiore dhe Vllaznia mund të përfitonte disa herë më shumë, vetëm prej taksës së formimit, ndërkohë që ka pranuar një ofertë prej 20 mijë eurosh. Gjithashtu në rast rishitjeje, kuqeblutë përfitojnë 10% të shumës së transferimit.

Po të kthejmë sytë nga kryeqyteti, Tirana, e cila nuk mund të merret për shembull pozitiv menaxhimi (për shkak të menaxhimit të dobët klubi ra nga Superiorja në Kategorinë e Parë)  përfitoi 90 mijë euro nga taksa e formimit për Elvi Berishën, që luajti me bardheblutë vetëm në dy ndeshjet e Europës dhe më pas u transferuar në Spanjë te Leganes. Po aq përfitoi edhe Apolonia, ndërkohë që në Shkodër shumë e përfituar është shumë herë më e vogël.

Gjithçka mund të justifikohet me faktin se nuk kanë dashur të pengojnë Vecajn për të bërë para në karrierë, por parësore për drejtuesit duhet të se si të çojnë para Vllazninë, pasi deri më tani kanë dështuar t’u ofrojnë shkodranëve ekipin që ata janë mësuar të shohin. Edhe në Shqipëri do e kishin transferuar Vecajn për atë shumë. Duket qartë se Vllaznia është e “krimbur” nga brenda. Talentet që prodhojnë ekipet zinxhirë përfundojnë në treg të huaj pa i dhënë klubit shkodran kurrfarë përfitimi. Kjo skemë mashtruese që duket se buron nga zyrat e bashkisë duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë, në mënyrë që Vllaznia t’u kthehet sportdashësve shkodranë e popullit të Shkodrës, e jo të mbetet peng I tarafit të kryetares Voltana Ademi. Pamfleti.com/

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts