Ka startuar në “Elbasan Arena” ndeshja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Në sfidën e sotme debuton për herë të parë trajneri i ri i kombëtares, Christian Panucci, i cili për fatin e tij të mirë ka një kundërshtar jo shumë të fortë, por nga na tjetër e ka ‘taksative’ fitoren.
Minutë pas minute
15’ Top i gjatë i Hysajt për Llullakun që e kontrollon mirë por ndalet pastaj me faull nga Malin, goditje dënimi për kuqezinjtë dhe karton i verdhë për mbrojtësin kundërshtar.
10’ Vazhdon të ketë kontrollin e plotë të lojës Kombëtarja shqiptare, e cila mundohet që të nisë aksione të shpejta nga krahut për të shfrytëzuar shpejtësinë e Grezdës dhe Roshit.
8’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Basha në pozicion ballor. Mesfushori provon me të djathtën por sfera del jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të portierit Jehle.
6’ Llullaku shkëputet mirë në të djathtë dhe jep topin për Memushajn, por ai nuk arrin ët gjuajë në portë. Aksioni vazhdon dhe këtë radhë Roshi jep një pasim të artë për Llullakun, i cili gjuan në rrjetë të jashtme.
5’ Goditje dënimi nga e majta për kuqezinjtë, sfera kalon pasqyrën e portës, por topi kalon pa probleme për portën kundërshtare.
3’ Qarkullim i ngadaltë i topit nga kuqezinjtë, që mundohen të gjejnë hapësira duke kaluar sferën nga një krah në tjetrin, për të gjetur hapësira të sulmojnë.
1′ Starton takimi në “Elbasan Arena” me topin e parë që e luajnë miqtë nga Lihtenshtejni
Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.
Trajner: Kristian Panuçi
Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.
Trajner: Rene Poritsh
Gjyqtar: Sergej Laposhkin