Saturday, April 20, 2024
HomeSport“Tifoza Kuq e Zi”: Na gjeni në shkallët e Strumicës

“Tifoza Kuq e Zi”: Na gjeni në shkallët e Strumicës

-


Dy ditë më parë në, futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj, në një konferencë për shtyp ftoi tifozët kuqezi që ta mbështesnin kombëtaren edhe në sfidën ndaj Lihtenshtejnit., por këta të fundit nuk u përgjigjën kësaj ftese pozitivisht.

Në “Elbasan Arena” atmosfera do të jetë e vakët sonte, pasi “Tifozat Kuq e Zi” kanë rikonfirmuar se nuk do të jenë të pranishëm për shkak të keqtrajtimit nga policia në ndeshjen ndaj Izraelit.

Por tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, kanë premtuar nëpërmjet një shkrimi në Facebook se do të jenë të pranishëm në stadiumin e Strumnicës përballë Maqedonisë.

Postimi në Facebook i “Tifozat Kuq e Zi”
“Sot luan kombëtarja dhe, kur luan ajo, nuk është ditë e zakonshme. Secili prej nesh ndien shumë dhembshuri dhe keqardhje që ekipit (që për ne është më shumë sesa ekip futbolli) nuk do t’i jemi pranë si rëndom.
Pavarësisht se nuk do të jemi fizikisht aty, me sy, shpirt e mendje jemi në Elbasan. Vajtja në stadium dhe përkrahja e kombëtares për ne është vetë jeta, ndaj heqja dorë nuk është aspak e lehtë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, por jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen nëpër stadiumet shqiptare të vazhdojë deri në trajtimin dhe marrjen e masave nga policia e shtetit.
Djemve në fushë iu urojmë shumë suksese në ndeshjen e sotme ndaj Lihtenshtajnit. Mos harroni, “Tifozat Kuq e Zi” kthehen pas tri ditësh, më të fortë e më të zëshëm se kurrë. Na gjeni në shkallët e stadiumit të Strumicës”.

tifozat kuq e zi

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts