Friday, March 29, 2024
HomeKronikaHetimet - Shkodër, qëllohet me armë 21 vjeçari në lokal. Në kokë...

Hetimet – Shkodër, qëllohet me armë 21 vjeçari në lokal. Në kokë shenja dhune

-

Një 21 vjeçar është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit të Shkodrës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një lokal të fshatit Beltojë.

Shtetasi E.N 21 vjeç është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e qytetit.

Përveç plagosjes me armë zjarri, i riu ka edhe shenja dhune në pjesën e pasme të kokës.

Dyshohet se autori i plagosjes mund të jetë një nga rojet e sigurisë, i cili po kërkohet nga policia.

Të paktën 7 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pritet të merret në pyetje edhe pronari i lokalit.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.

Pritet të këqyren kamerat e sigurisë për të sqaruar më tej motivet e ngjarjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts