Thursday, April 18, 2024
HomeKulturëMuzeu i Bankës së Shqipërisë, një destinacion i ri për vizitorët shqiptarë...

Muzeu i Bankës së Shqipërisë, një destinacion i ri për vizitorët shqiptarë e të huaj

-

 

Gjatë muajit shtator, Banka e Shqipërisë do të prezantojë disa objekte etnografike, pjesë e koleksionit të saj, me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.

Faqja e muajit shtator paraqet tre mbajtëse baruti (vezme) dhe një vajnicë, të përdorura kryesisht në jug të Shqipërisë, shkruan “ata”.

Këto objekte janë punuar në aliazhe metalesh nga argjendarët e qytetit të Janinës, në shek. XIX.

Që prej hapjes së tij më 30 tetor 2015, Muzeu i Bankës së Shqipërisë është kthyer tashmë në një destinacion të ri për vizitorët shqiptarë e të huaj. I vendosur brenda ndërtesës së bankës qendrore në sheshin kryesor të kryeqytetit, Muzeu i Bankës së Shqipërisë është konceptuar si një ndërthurje midis muzeales dhe didaktikes. Ai është kthyer në një qendër edukimi të historisë monetare e financiare të vendit që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Muzeu është vizituar nga të gjitha grupmoshat, përfshirë shumë fëmijë shkollash, studentë, punonjës institucionesh dhe qytetarë, të cilët kanë pasur mundësinë të mësojnë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojnë më mirë funksionin e Bankës Qendrore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts