Fitorja e djeshme e Shqipërisë me Lihtenshtjnin dhe disfata e Italisë përballë Spanjës, ka ringjallur shpresat e një kualifikimi të mundshëm të kuqezinjve, pavarësisht se shanset janë të vogla.
Tashmë kombëtarja jonë ndodhet në kuotën e 12 pikëve, katër më pak se Italia e vendit të dytë. Suksesi i Panucc-it nuk ka kaluar pa zhurmë në disa prej mediave më të mëdha në Itali, por edhe jashtë saj.
“SportMediaset”: Shqipëria e Panuccit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panucci fiton 2-0 kundër Lihtenshtejnit dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.
“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Christian Panucci, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.
“L’Equipe”: Shqipëria ka mundur Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.
FIFA: Dy fitore në dy për Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit. Skuadra e Panuccit vijon suksesin e fitores 3-0 në Izrael, me një sukses në shtëpi ndaj skuadrës së vogël të Lihtenshtejnit.