Thursday, March 28, 2024
HomeEkonomiLeku dobësohet përballë Euros

Leku dobësohet përballë Euros

-

Me fillimin e shtatorit dhe përfundimin e sektorit turistik, leku i është rikthyer rënies.

Surpriza e kësaj jave në tregun e këmbimit valutor vendas ishte rritja me 10% e monedhës së përbashkët europiane.

Euro arriti në kuotën e 133.5 lekëve, ndërsa kishte arritur një ekuilibër të ri në tre muajt e verës ku nuk këmbehej më shumë se 132 lekë.

Java që shkoi ishte hera e parë që mposhti në këto nivele monedhën europiane në harkun kohor të një viti, raporton Tv Klan.

Që prej dhjetorit, leku kishte filluar një forcim të pandalshëm. Të gjitha efektet në forcimin e euros lidhen me konjekturat e tregut vendas. Në bursat ndërkombëtare monedha europiane ka humbur pikë përballë dollarit, i cili rritjen e ka reflektuar edhe në Shqipëri. Një dollar këmbehet sot me 112.3 lek nga 111 që vlente një javë më parë.

Ekspertët e lidhin këtë dukuri me rënien e fluksit të turistëve të huaj dhe largimin e emigrantëve. Një tjetër efekt ka edhe rritja e konsumit gjatë muajit shtator, e cila detyron bizneset të shtojnë importet me tregjet europiane, pagesat e të cilave bëhen në euro.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts