LSI zgjedh nënkryetarët e grupit parlamentar. Ata janë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu.
Lëvizja Socialiste për Integrim zgjedh nënkryetarët e grupit parlamentar të këtij sesioni.
Ata janë Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu.
Ndërkohë Petrit Vasili është zgjedhur më parë të mbajë postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.
Sekretare e Përgjithshme e Grupit Parlamentar të LSI-së është Nora Malaj.
Sot në mesditë, zëvendëskryetari i LSI-se, Luan Rama bëri të ditur drejtuesit e grupit parlamentar në një prononcim për median nga selia e LSI-së.
Ndërkohë zëdhënësja e grupit parlamentar do të jetë Floida Kërpaçi.
Luan Rama u rezervua të komentojë lidhur me emrat e ministrave të rinj apo dhe emërimin e Gramoz Ruçit duke ia lënë kohës së votimit.
“Sa i takon projektit të maxhorancës për qeverinë dhe gjithçka tjetër lidhur me organizimin ne do të gjykojmë vendosim e shprehemi kur të vijë koha kushtetuese apo të gjendemi përballë detyrimit kushtetues për të vendosur apo votuar për ta.”
/Oranews.tv/