Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pret përballjen eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”, kundër Shqipërisë, e cila do të zhvillohet të martën në Strumicë. Trajneri Igor Angelovski paralajmëroi lojë ofenzive për të shënuar fitore të re, e cila mund të sjellë ngritje të madhe në listën e kombëtarëve sipas FIFA-s.
“Më vjen mirë që atë që e paralajmërova është duke sjellë pozitivitet në përfaqësuesen e Maqedonisë. Në 6 ndeshjet e fundit kemi 4 fitore, një barazim dhe një disfatë, nga Spanja. Kjo tregon se jemi në formë të mirë dhe loja është në ngritje. Mendojë se të martën , Maqedonia do të zhvillojë ndeshjen më të mirë në këto eliminatore. Më kryesore për mua është që të gjithë të japin maksimumin dhe të arkëtojmë 3 pikët” tha Angelovski.
Përballja Maqedoni-Shqipëri, do të zhvillohet të martën, 5 shtator në orën 20.45, në stadiumin “Mladost” në Strumicë.