Tuesday, July 23, 2024
HomeKulturëBukuritë e bregdetit Jon përballë problemeve të zhvillimit

Bukuritë e bregdetit Jon përballë problemeve të zhvillimit

-

Ngjitja për në Llogara është një paralajmërim se diçka e bukur e madhështore do të shfaqet pas saj. Ajo portëmikpritëseështë si një fortesë natyrore e cila meriton kujdes e vëmendje, gjakftohtësi e tendosje të muskujve, por edhe guxim nëçdo rast udhëtimi.

Kur kalojmë përmes atyre pyjeve të reja e shekullore plot gjelbërim, të ruajtura nga sëpatat e motosharrat vrastare, na shfaqet poshtë saj një pamje e mrekullueshme: Deti Jon i mysët me ujin kristal, që duket aq afër, por edhe larg e i pamundur për t’u shijuar. Ajo rrugë zigzag e drithëruese, “thikë për të poshtë” me shumë kthesa të forta,është një sprovë trimërie e kujdesi,  profesionalizmi e ekuilibri për çdo drejtues automjeti. Për të zbritur në këmbët e saj, në atë parajsë marramendëse, të ngjan sikur kalon portën e ferrit a në galeritë e thella nëntokësore(megjithëse plot dritë), për të kërkuar qëkurrkund në botë zor se ka cilësi më të mirë, ujin magjik.

E gjithë Riviera, disi e ashpër dhe e bukur, mban brenda histori të lavdishme, por të falë edhe shumë ndjesi e emocion. Shkëmbinjtë e thepisur e majat e tyre përzier me retë, bokërimat e rrëpirat me bar tëpërskuqur në të zbehtë nga thatësira e verës, rrëgallat me gur e guralecë gri e tektuk ca lisa si mriza ombrellë që janë sprovë e një mbijetese të vështirë nga kushtet atmosferike, shpate kodrash plot gjelbërim të dendur, (kryesisht mare e shqopë), e përballë tyre pjerrësira e pllaja pothuajse të zhveshura nga furtunat e thatësira që ndahen nga përrenj tështerur, i shfaqen më së pari çdo vizitori që merr atë rrugë.Shikon kala e suka karakoll prej nga mund të vrojtosh pa vështirësi pamje magjepsëse. Riviera në njërën anë e detin nën këmbët tua, vende-vende oaze të vërteta e ndërtime interesante që nuk kanë të sharë, bile të krahasueshme me çdo vend tjetër. Fshatra e plazhe njëri pas tjetrit deri në pjesën më fundore ngjajnë si një gjerdan me margaritarë.Është e pamundur tëpërmendesh të gjitha plazhet, por duhen veçuar disa prej tyre më në zë: Grama, Dhrale-Palasë, Dhërmi, Jalë, Livadh, Himarë, Llaman, Porto Palermo, Qeparo,Borsh, Bunec, Lukovë, Kakome, Sarandë, Ksamil etj. Bregdeti befasues e mbresëlënës për t’u vizituar, por i pamundur për t’u përshkruar i ka të gjitha tonalitetet e meloditë, me plazhe të krijuara butë mes kodrash që zbresin  nga malet e futen thellë si thika gjigande në det. Ato ngjajnë si kurriz balenash, krokodilësh, devesh, zvarranikësh e diku diku si dema e rinoceront të ngrirë e pa koka. Përballëhapësirash të tilla, në mes  reales e joreales, të ngjallet kënaqësi e huti , me perceptime konkrete, por edhe iluzione. Në plazhin e Livadheve të duket sikur  dielli lindë në njërën kodër e perëndon në tjetrën. Bregdeti madhështor ruan në shpatullat e tij përpjekjet e mundimshme e dëshpëruese të heronjve tëbetonimit e bunkerizimit për ruajtjen e hapësirave tona të paprekshme, por edhe disa dëshmi të dukshme të brezareve të kthyera nëpemëtore e toka pjellore. Një kafe nëJalë në Rezidencën Ushtarake, në atëkodër piktoreske që të afron pamje përrallore, është njërelaks i vërtetë që të zgjatë jetën e të zgjon kujtime nga e kaluara jo fort e largët. Pranë e pranë janë harmonizuar e jetojnë prej mijëra vitesh këto gjire të bukura me shkëmbinjtëthikë të prerë si me sëpatë magjike, me pamje të frikshme e madhështore që shpesh bëhen sprovë trimërie e mençurie për heronjtë e detit.

Gjithfarëmrekullish e çudirash kanë krijuar dallgët e fuqishme në ato masivë me gurë të shumëllojshëm. Disi të pamundur e ka çdo piktor a skulptor për t’i pasqyruar me vërtetësi ato dukuri spektakolare të natyrës, por njëkamera e ndjeshme dhe kujdesshme mund të na afrojë deri diku këtë realitet pothuajse të pabesueshëm. Sado të flasësh e të shkruash për bregdetin, për kalatë e ndërtuara në pikat më strategjike, për objektet e kultit, për monumentet e ngjarjet historike, për malet e shkëmbinjtë, kala mbi kalatë, dëshmi e një rruge të gjatë e të lavdishme për liri e pavarësi, përsëri mbetesh borxhli. Në Kalanë e Himarës, në tëAli Pashës  Porto Palermo, në Borsh, në tëLikursit, në Butrintin e famshëm e deri nëFiniq pamë shumëvizitorë vendas e të huaj që interesoheshin e befasoheshin me monumentet e natyrës e kulturës, me vlerat e njëtrashëgimie të pasur e historinë e lavdishme që edukon e ngjallë krenari. Mirëmbajta, pasurimi, ripërtëritja e promovimi i këtyre vlerave kërkon më shumë kujdes nga Pushteti vendor e Qendror. Duhet të ketë edhe fletëpalosje e broshura me të dhëna për vizitorët, mundësisht edhe në gjuhë të huaj. Këto ditë kanëqene dëshmi e manifestimit tëmulti-kulturave e shumë gjuhëve të huaja tëartikuluara nga vende të botës. Vizitorët e pushuesit kënaqen e entuziazmohen me ato që shohin e dëgjojnë, por edhe shprehin habi e mospajtim. Në disa raste pamë të huaj qëmblidhnin me qese mbeturinat e hedhura vend e pa vend me të cilat syri ynë edhe ështëmësuar. Në pika të veçanta janë krijuar pirgje me gjithfarë mbeturinash me pasoja shumë të rënda për shëndetin e turizmin.Për të shkuar nga Livadhet nëJalë, ndonëse ecëm rreth një orënëpër një rrugë makine plot gur të ngulur e të shkulur, gropa e pragje, nuk e ndjemë fare lodhjen. Më së fundi na irrituan shumë mbeturinat e hedhura pa asnjë kriter. U tronditëm para se të shkonim nëJalë kur pamë grumbuj me mbeturina plastike, gërryerje e shfrytëzim skandaloz të mjedisit. Raste analoge, ndonëse me përmasa më të vogla, pamë edhe gjetkë sinë Porto Palermo, pa harruar të vlerësojmë edhe arritjet pozitive.

Qendra e Borshit, ajo perlë me ato burime uji Kristal, një pasuri e paçmuar e dhuruar nga zoti, që ruhej e mirëmbahej, është për t’u marrë shembull. Edhe për sistemimin e ujërave të bardha e të zeza mbetet shume për t’u bërë, veçanërisht në Himarë. Inspektorati i Mjedisit e i Shëndetësisë duhet të marrin masa të rrepta e efikase.Duhet paraprirë me masa paraprake, në verë duhet të jetë punë  më intensive.

Fqinjësia e mirëkuptimi i popujve, bashkëpunimindërkulturor e vendosja e urave tëmiqësisëkanëqenë e mbeten vlera  tëçmuara. Pika me delikate dhe e ndjeshme janë minoritetet. Me shumë bisedues, sa herë hyja në histori e politike, vërejanjë lloj stepje e frenimi, mendime te kujdesshme racionale nga pjesa dërrmuese shqiptare a minoritar.

“Jam himarjot, jam shqiptar e grek, prejardhjen e kam grek, banoj në Shqipëri”.

“Kjo tokëështë shqiptare, me minoritetin jetojmë si vëllezër, jemi miq”

“Më dhemb njësoj si për Shqipërinë edhe për Greqinë”.

“Shkojmë si vëllezër, bëjmë krushqi, vizita e sebepe, jetojmë së bashku, nuk kemi probleme” -shprehen te gjithë.

-Po për liritë e të drejtat tuaja a keni vërejtje, -i pyes disa minoritarë.

-Jo, nuk kemi vërejtje. Të gjitha të drejtat i kemi sit ë gjithë shqiptarët: gjuhën, shkollën, besimin, të drejtën e fjalës, të votës, për t’u zgjedhur, barazinë para ligjit, etj.

-Po ata deputetët e politikanët grekë që vijnë?

-Është punë e tyre, është politika e këtej e andej kufirit që na ngatërron, punojnë për interesat e tyre.

Edhe nëndonjë rast të veçuar kur ndonjëri shprehet si nën zë se këto toka kanë qenë greke, është i pavendosur, i paargumentuar, e dyshues. Duket qartas se as vete nuk beson në atë që thotë.

Flasim e bisedojmë shtruar, shqiptarë e minoritarë, vizitorë vendas e të huaj, pimë kafe e raki, katolikë, myslimanë e ortodoks, pa dallime, si vëllezër, madje kujtojnë edhe martesa me besime të ndryshme. (në kafenë e kalasë, Himarë).

Në pamje gjithçka duket mirëdhe e përgjithshmja ashtu është. Meraku me shume sillet rreth ekonomisë e punësimit, për më shumë unitet e më pak korrupsion.Njëgjë me bëri përshtypje: Nuk kishin dëshirë t’u shënojë emrat… mëshumë ata te minoritetit, por edhe vendasit. Kjo nuk flet mirëpër funksionimin e demokracisë. Në mes të tjerëve njeri më tha hapur se nuk ka problem. VangjelGoro, 75 vjeç “Brez pas brezi kam qenë dhe jam shqiptar. Me minoritetin shkojmë si vëllezër. Himarën e prish politika. Toka ka qene dhe është shqiptare”.

-Po disa politikane greke ç’thonë?

-Kur duan për të marrë, e quajnë të tyren, kur duhet për tëdhënë, na japin bërrylin.

Krahas zhvillimeve pozitive, diskutojnë edhe për ndërtimet e moslegalizimet, frikën e shembjeve për njerëzit e thjeshtë, për problemet e ujërave të zeza e të bardha, për rrugë e kanalizime, për punimet pa cilësi e shpërdorimet.

Rruga për në Livadh, e ndërtuar para pak vitesh, është shembur, e prishur tek përroi i Vishes.

Përballë rritjes së vështirësivetë natyrshme, fryma është optimiste, plazhet janë pothuajse plot edhe këtë fillim shtatori e bizneset i kanë të ardhurat në rritje.

Flitet edhe për plane e projekte konkrete, për infrastrukturën nga sektori publik e privat.

Urojmë të bëhen sa më shpejt realitet!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts