Thursday, March 20, 2025
HomeAktualitetEkstradimi - Meta thërret Ambasadoren kroate: I shqetësuar për sigurinë e Ballistit

Ekstradimi – Meta thërret Ambasadoren kroate: I shqetësuar për sigurinë e Ballistit

-

Pas vendimit të një dite më parë të Gjykatës Supreme kroate për ekstradimin e Ismail Morinës (Ballistit) në Serbi, Tirana zyrtare është vënë sërish në lëvizje.

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim Ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga.

Gjatë takimit mbi çështjen e Ballist Morinës, Meta ka shprehur shqetësimin mbi të ardhmen e tij

“Shqetësim pas vendimit të Gjykatës Supreme kroate. Dyshoj se në Serbi do ketë një proces objektiv. Dyshoj për sigurinë e jetës së Morinës në burgjet serbe” mësohet të jetë shprehur Meta.

Morina kërkohet në Serbi me akuza për nxitje të urrejtjes etnike dhe racore.

Vendimi, i publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Supreme të Kroacisë dhe i cituar nga mediat serbe, refuzoi si të pabazuar ankesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i Morinës.

Ky është vendimi përfundimtar i gjykatës – por sipas procedurave ligjore, është ministri kroat i drejtësisë, ai që do të bëjë ekstradimin përfundimtar.

Morina mbetet në qelitë e paraburgimit në qytetin kroat të Dubrovnikut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts