Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetKëshilli i Integrimit - Negociatat me BE, Bushati: Viti 2018, vendimtar për...

Këshilli i Integrimit – Negociatat me BE, Bushati: Viti 2018, vendimtar për Shqipërinë

-

Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati deklaroi sot se viti 2018 do të jetë vit vendimtar për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit në BE.

Duke folur në Këshillin e Integrimit, Bushati nuk preferoi të bjerë në lojën e datave për hapjen e negociatave por u shpreh optimist për një vendim pozitiv për Shqipërinë.

Bushati: Vitet e shkuara është luajtur shumë me datat. Loja me datat ka filluar tani.Elementi kryesor ku duhet të referohemi është ai konvergjent.Mënyra si funksionojnë institucionet tona, mënyrën si reformohet shteti dhe shoqëria shqiptare, situata ekonomike. Këto janë tema që krijojnë presionin e domosdoshëm në shoqëri në mënyrë që qeveritë, vendimarrësit kryesorë të marrin vendimet e duhura dhe të drejta.Duke qenë se jemi para fillimit të parlamentit të ri, shpresoj shumë që vullneti politik qeveri-opozitë tek ky proces do duhet të demonstrohet me një cilësi më të madhe dhe me një bashkëpunim dhe më të strukturuar se në të kaluarën. Gjithë aktorët politikë shpresoj të kenë nxjerrë mësimet e duhura. 2018 është viti vendimtar, vetë BE në pranverën e 2018 do diskutojë për paketën e zgjerimit dhe në rast të një vendimarrje për ne që shpresojmë që do të jetë pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarsim, periudha 1 vit e gjysëm përpara do jetë vendimtare sepse 2019 do të jetë rinovim institucionesh ne BE. Dhe kur ka rinovim insitucionesh dhe mandatesh nuk ka domosdoshmërisht një fokus tek ky lloj procesi. Dhe në kuadër të ristrukturimit qeveritar është vendosur që procesi i integrimit europian të kanalizohet brenda një strukture unike duke u përgatitur për fazën e ardhshme, procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Topi në fushën tonë, BE u përgjigjet reformave

Bushati pranoi se BE lëviz me hapa të ngadaltë kur flitet për zgjerimin, por siç tha ai Unioni përgjigjet aty ku ka vullnet për reforma dhe ndryshim.

Bushati: Sot për sot kjo lloj retorike restrektive apo këto lloj përkufizimesh për Ballkanin kanë rënë.BE lëviz ndonësë jo me atë lloj shpejtësie dhe vrull që ne dëshironim të lëvizte. Por e sigurt është se ku ka vullnet për reforma, ku ka vullnet për transformin është e vështirë të thuhet që BE nuk është përgjigjur. Kishte vullnet për të ecur përpara me statusin e vendit kandidat dhe BE erdhi me përgjigjen përkatëse. Kishte vullnet bipartizan që kërkoi kohën e vet për tu kalcifikuar me reformën në drejtësi dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe Komisionin Europian erdhi me rekomandimin përkatës. Tani është e qartë se topi është në fushën tonë dhe ne nevojitet të forcojmë më tej konsensusin kombëtar dhe dialogun politik në mënyrën që integrimi europian të mos jetë thjesht retorikë por të jetë dhe ai që ne dëshirojmë ta konsiderojmë si projekti ynë i vetëm kombëtar.

Procesi i Berlinit nuk zëvendëson BE

Bushati: Procesi i Berlinit.Është e vërtetë që kancelarja Merkel e shfrytëzoi pozitivisht një moment depresioni që po kalonin vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh mandatin Juncer ku nuk do kishte zgjerim. Dinamika e bashkëpunimit rajonal dhe kryesisht marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë zhvilluar dhe në rast se nuk do ishte procesi i Berlinit vështirë se do kishim këtë lloj bashkëpunimi politik. Sot për sot ne kemi pakt ndërlidhshmërie në Ballanin Perëndimor. E dimë se çfarë do të ndodhë deri në 2030 nga pikëpamja e infastrukturës, nga pikëpamja e ndërlidhjes sa i përket rrjeteve të transportit, politikave të energjisë dhe lëvizshmërisë së të rinjve gradualisht duke krijuar një zonë ekonomike. Por sa i përket instrumenteve financiare ne kemi shumë punë përpara për të bërë, jo thjesht ne si Shqipëri apo Ballkani Perëndimor por dhe vetë BE.Është moment kritik, sidomos 2-3 vitet në vijim për të kuptuar se cili do jetë vizioni i BE për tu marrë me Ballkanin Perëndimor duke qenë se fillon cikli i ri buxhetor i BE. 2013, cikli 7 vjeçar që jemi në proces të mbylljes nuk e reflekton zgjerimin si prioritet të BE. Nuk mund të ketë zgjerim vetëm me takime Ministrash, kryeministrash, presidentësh, parlamentarësh. Ka nevojë për vizion politik por që të materializohet me instrumente financiarë. Besojmë që BE duke marrë në kondiseratë dhe ndërpveprimin e dy viteve të fundit qoftë për çështjet e sigyurisë, terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm apo mënyrën sesi iu përgjigj Ballkani Perëndimor sfidave të krizës migratove besojmë se vetë BE ka nxjerrë mësimet e duhura për të ecur në mënyrë më strategjike me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në asnjë lloj rrethane asnjë prej vendeve tona nuk e ka konsideruar procesin e Berlinit si alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe në asnjë lloj rrethane bashkëpunimin ralonal nuk e kemi konsideruar si alternativë përkundrejt procesit të anëtarësimit në BE. Fakti se është rritur bashkëpunimi rajonal nuk do të thotë se janë eleminuar barrierat ekzistuese, ka investime të rëndësishme sidomos në energji që për shkak të mosmarrëveshjeve politike apo mungesës së qartë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet fqinjësh që nuk e njohin ende njëri-tjetrin nuk zbatohen duke krijuar një efekt spirale në ekonominë e vendeve të rajonit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts