Thursday, April 18, 2024
HomeKulturëKush ishte biografi i parë i Skënderbeut që shkroi historinë e tij…

Kush ishte biografi i parë i Skënderbeut që shkroi historinë e tij…

-

Martin Segoni (1444-1482 ose 1485) ishte ipeshkvi i Ulqinit i cili konsiderohet si biografi i parë i Historisë së Skënderbeut. Segoni ka lënë dorëshkrime origjinale të ruajtura në Biblotekën e Milanos. U përkthyen nga latinishtja në italisht nga At Serafino Razzi më 1589 dhe sot ruhen në Biblotekën e Firencës.

Dorëshrimet origjinale të Segonit ruhen në Biblotekat e Vjenës, Budapestit, Kotorrit dhe Dubrovnikut. Martin Segoni përmendet më 1474 kur ishte student në Padova, ndërsa më 1475 doktor në të drejtën Kanonike.

Pas marrjes së doktoratës qëndroi në Padova dhe Venedik dhe më pas u kthye në Ulqin ku shërbeu si vikov i ipeshkvit të Ulqinit, dhe më vonë ipeshkv i Ulqinit.

Biografia e Skënderbeut, e shkruar nga Martin Segoni, është një ndër të parat, më e sakta dhe pothuajse më e kompletuara.

Marin Barleti s’ka dyshim se e ka shfrytëzuar dorëshkrimin e Martin Segonit, po ashtu dhe autorë të tjerë si Marin Beçikemi, Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka etj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts