Lëvizja socialiste për Integrim ka mbushur plot 13 vite nga krijimi. Permes nje statusi ne faqen zyrtare ne Facebook deputeti Çela dhe drejtuesit e LSI ne kete qark uruan te gjithe anetaret e kesaj force politike. Ne te shkruhet: “LSI Shkoder vendosi qe ne kete dite te festoje sebashku me familjet ne nevoje te qytetit ndersa u zhvilluan edhe disa aktivitete te tjera. Nen drejtimin e deputetit Agron Çela dhe nen moton “Përgjegjësi sociale dhe solidaritet” ata shperndane dhurata per familjet me probleme ekonomike. LSI tregon edhe nje here qe kjo force politike ka qene dhe do te jete gjithmone prane dhe ne mbeshtetje te shtresave ne nevoje, jo vetem ne raste te tilla por ne çdo moment”. Nderkohe festimet per 13 vjetorin vijuan edhe ne Tirane ku drejtuesit e larte te LSI-se dhe kryetarja Monika Kryemadhi theksuan se tashme Rama do te perballet me nje opozite te vertete.