Pas kualifikueseve të Botërorit, Shqipërinë e pret Liga e Kombeve. Vazot aktuale sipas UEFA-s

0
11

 

Në tetor luhen dy ndeshjet e fundit të mbetura në fazën e grupeve të kualifikueseve të Botërorit, ndërsa menjëherë më pas fillon të marri jetë kompeticioni më i ri i UEFA-s “Liga e Kombeve”. Organi më i madh drejtues i futbollit në Europë i ka përditsuar të dhënat e saj pas ndeshjeve të luajtura mbrëmë në lidhje me ndarjen në vazo të skuadrave për turneun e ri që do të debutojë në vitin 2018.

Ndarja përfundimtare do të bëhet në muajin tetor kur të përfundojnë edhe dy ndeshjet e mbetura, por UEFA ka bërë të ditur se si është situata për momentin dhe si janë të vendosura ekipet në vazo.
izrael-shqiperi-kombetarja-festa-e-golit1-470x261
Shqipëria ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse ka të sigurt vazon e parë në Ligën C, e cila parashikohet ndër më të balancuarat e turneut.
2406558_w1-665x400
LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)
Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.

LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)
Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

Shorti i “Ligës së Kombeve” do të hidhet në fund të këtij viti, ndërsa më pas nuk do të jetë e nevojshme për renditjen e UEFA-s, pasi ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Europianë. Për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij kompeticioni është vendosur që fituesi i secilës Ligë do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve.