Sunday, March 16, 2025
HomeSportShiriti i kapitenit në Kombëtare, bien rregullat e Panucci-t që në ndeshjen...

Shiriti i kapitenit në Kombëtare, bien rregullat e Panucci-t që në ndeshjen e dytë

-

 

Sa herë flitet për shiritin e kapitenit në kombëtaren shqiptare ai merr një rëndësi të veçantë. Pikërisht pyetjes se kush do t’a mbante atë trajneri i ri i kombëtares në një nga konferencat e shtypit i është përgjigjur: “kapiten do të jetë ai që ka luajtur më shumë ndeshje me Kombëtaren”.

Trajneri që vendosi me dorë të hekurt për përjashtimin e Sokol Cikalleshit duket se mbrëmë i ka ‘rrëshqitur situata nga duart’.

Ansi Agolli u zëvendësua në minutën e 73-të nga Memolla dhe në këtë moment sipas rregullit në fjalë shiriti i takonte Andi Lilës, por kjo nuk ndodhi pasi kaloi te Mërgim Mavraj. Para futbollistit të Hamburgut, në fushë ishin emra të tjerë me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi si Roshi, Hyka dhe Berisha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts