Wednesday, April 24, 2024
HomesocialeA po bëhen dy shtetet shqiptare ‘rezervate të shpopulluara’ para BE-së?

A po bëhen dy shtetet shqiptare ‘rezervate të shpopulluara’ para BE-së?

-

 Nga Salih Mehmeti

  

Histeria e ikjeve në Kosovë është një tjetër mënyrë e rafinuar për të blerë me zor paqen sociale.

Protestat e janarit të vitit 2015, në të cilat kërkohej dorëheqja e ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç, dhe gjithë tensioni i mëpastajmë shoqëror  u neutralizua nga ikjet masive të qytetarëve të Kosovës.

Në mënyrë komplementare me rritjen e hemorragjisë migrative drejt Hungarisë, si trampolinë për vendet e tjera të zonës Schengen, nisi të mekej fuqia protestuese në Kosovë.

Një organizim studentor i quajtur ‘Klubi Politik i Studentëve’ në mars, pak javë pas këtij eksodi të pashpjegueshëm, organizoi një protestë përballë KEDS-it (rrjeti i shprëndarjes së energjisë elektrike në Kosovë që është privatizuar nga një konsorcium turk) kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës. Paradoksalisht, thirrjes iu përgjigjen sall një grusht njerëzish, paçka se shtrenjtimi i faturave prekte secilën ekonomi familjare në vend. E tillë ishte goditja drobitëse prej largimeve masive.

Kërkohet një interpretim më shterrues për largimet masive sesa injoranca e njerëzve apo propaganda e rrjeteve kriminale të kontrabandistëve. Oliver Schmit-i ka të drejtë kur thotë që Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të përfundojnë si rezervate të shpopulluara para portave të BE-së.

Në makroplan, BE-ja e Gjermanisë po e asgjëson vërtebrën e secilit shtet veç e veç përmes përthithjes së kuadrove inteligjente (kujto faktin që Rumania para se të hynte në BE i kishte mbi 28 mijë mjekë, sot i ka vetëm 14 mijë).

Në mikroplan, elitat eurokrate kanë gjetur eliksirin e jetëgjatësisë në pushtet: hemorragjitë (e)migrative mpakin çfarëdo potenciali vital për ndryshim…

vl

Në filmin distopik ‘Stalker’ të regjisorit rus Andrei Tarkovsky, gjindja e deluzionuar kërkon lirinë e vetërealizimit përmes arratisjes së mundimshme e rrezikzezë drejt ‘Zonës’, vend imagjinar përtej qytetit të rrethuar me gjemba e polici të kudondodhur. Edhe dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, po bëhen një dramë tarkovskiane, si ‘Zona’ postapokaliptike pa asnjë frymë të gjallë, përveç elitave politike që premtojnë transhedencën për një ardhme kur do të jemi në BE…

Salih Mehmeti / Konica.al
Prishtinë

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts