Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetÇfarë ndodhi përpara tërmetit në Meksikë?

Çfarë ndodhi përpara tërmetit në Meksikë?

-

Meksika u përfshi nga tërmeti më i fuqishëm në 100 vitet e fundit, por diçka misterioze ndodhi disa minuta më herët.

Në qiellin e kryeqytetit të vendit, Mexico City u panë disa shkëndija jeshile misterioze që u pasuan më pas nga tërmeti prej 8.2 ballësh.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi paralajmërim për tsunami për të paktën tetë vende dhe njerëzit dolën menjëherë në rrugë.

Një person mori një video  të fenomenit të dritës së tërmetit.

Nuk dihet ende saktësisht se pse ndodh kjo.

Sizmologu Stephen Hicks tha: “Dritat e tërmetit nuk janë provuar kurrë. Shpjegim më i thjeshtë është shpërthimi i vogël në gjeneratorët elektrikë dhe sistemet e energjisë”.

Dritat janë të ngjashme me aurorat dhe ndonjëherë mund të vazhdojnë disa minuta pas ose para tërmetit.

Për shembull, në vitin 1975, dritat misterioze u shfaqën gjatë dhe menjëherë pas goditjes kryesore të tërmetit të Kalapanës në Havai.

Ata vijnë në shumë ngjyra dhe forma dhe njerëzit kanë raportuar se i shohin ato për qindra vjet, por vetëm kohët e fundit shkencëtarët vijnë pak më afër për të përcaktuar pse shfaqen.

Pse ndodhin?

Një hipotezë është se gjenerimi i shkëmbinjve të tërmetit “përfshin jonizimin e oksigjenit në anionet e oksigjenit duke thyer lidhjet e peroksidit në disa lloje shkëmbinjsh nga stresi i lartë para dhe gjatë një tërmeti”, sipas një shpjegimi në faqen wikipedia, cituar nga “Metro”.

‘Pas jonizimit, jonet udhëtojnë nëpër çarjet e shkëmbinjve. Sapo të arrijnë atmosferën, këto jone mund të jonizojnë xhepat e ajrit, duke formuar plazma me dritë”.

Një tjetër shpjegim është se dritat janë shkaktuar nga rezultati i dy shtresave të materialit të njëjtë për shkak të tensionit.

Sipas profesorit Troy Shinbrot të Universitetit Rutgers, i cili zhvilloi një eksperiment laboratorik, shkarkimet e tensionit në ajër, të cilat pastaj elektrifikojnë ajrin dhepër pasojë  krijojnë një dritë elektrike të ndritshme.

Të tjerë besojnë se dritat janë shkaktuar nga UFO-t dhe janë shenja të apokalipsit.

Tërmeti më shkatërrues që ka goditur Meksikën ndodhi në vitin 1985, me një fuqi prej 8.1 ballësh, duke shkaktuar 10 viktima.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts