Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëMeta takimin e parë si President, me kreun e BDI-së Ali Ahmeti

Meta takimin e parë si President, me kreun e BDI-së Ali Ahmeti

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Presidenti theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts