Sunday, December 8, 2024
HomeSportSërish Shqipëri-Serbi? Mund te perseritet ne vitin 2018

Sërish Shqipëri-Serbi? Mund te perseritet ne vitin 2018

-

Sërish Shqipëri-Serbi? UEFA qenka cmendur vërtet!

Liga e Kombeve do të jetë aktiviteti më i ri i UEFA-s, e cila synon të promovojë vlerat sportive në kontinentin europian dhe t’i bëjë popujt më të lidhur me njëri-tjetrin. Nëpërmjet sportit synohet të ketë më shumë harmoni e bashkim midis vendeve e popujve dhe kjo është edhe motoja e UEFA-s. Por, me vendet që janë në konflikt, manovrat në hedhjen e shortit janë të tilla që përfaqësueset dhe klubet e këtyre vendeve të mos bien përballë njëra-tjetrës dhe kështu ka ndodhur me Ukrainën e Rusinë, Azerbajxhanin e Armeninë etj. E njëjta gjë ishte parashikuar të ndodhte mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas ngjarjeve të dhunshme në ndeshjen midis tyre më 14 tetor të vitit 2014.

Por cfarë ka ngjarë që UEFA po i lë bashkë Shqipërinë e Serbinë dhe po planifikon në heshtje një grup me armiq brenda tij? Sikurse vënë në dukje kritikët sportivë në Tiranë dhe Beograd, por edhe zyrtarë të UEFA-s që nuk dëshirojnë të deklarohen me emër, po punohet në këtë drejtim. E thënë ndryshe, UEFA po eksperimenton me dy kombëtaret tona, dicka që mund të jetë e rrezikshme në praktikë.

da3d245a-3518-4947-8588-64837a8e99f1---0

Keshtu Shqipëria dhe Serbia mund të përfundojnë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve, e cila do të marrë jetë në vjeshtë të vitit 2018, pas Kampionatit Botëror. 55 përfaqësuese do të ndahen në katër liga, A, B, C e D. Dhe në bazë të renditjes së UEFA-s, kuqezinjtë pritet të përfundojnë në Grupin C, ku ndër të tjera do të jetë edhe Serbia, që është lidere e grupit në eliminatoret e Botërorit. Pa dyshim, duelet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë prite të jenë mjaft “të nxehta” në rast se UEFA nuk e eviton mundësinë e takimit të tyre për t’iu shmangur rreziqeve.

alb-vs-srb_001

Mbetet të shihet deri në fund nëse UEFA e ka seriozisht këtë skenar, apo po përgatit palët që të mësohen me cfarëdolloj shorti. Praktikisht, shumë figura të njohura të futbollit në Europë kanë sugjeruar që shqiptarët dhe serbët të mos shortohen së bashku dhe goglat të pozicionohen në një formë të tillë gjatë shortit që të mos e krijojnë sërish incidentin e Beogradit të vitit 2014. Pamfleti.com/ja-incidenti-i-plot-euml-n-euml-ndeshjen-serbi-ndash-shqip-euml-ri-video_2_2_hd serbi-shqiperi

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts