Reshjet do të jenë dukshëm në zonat veriore dhe qendrore gjatë pjesës më të madhe të ditës. Ndërsa gjatë pasdites shira do të ketë edhe në zonat juglindore.
Sipas meteoalb të premten do të vijojë dominimi i kthjellimeve dhe vranesirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat Veriore – Qendrore duke rrezikuar shira të dobët. Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobët në Veri – Qendër por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore. Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante vlerat e mesditës.
Edhe në orët e para të së shtunës parashikohet që të ketë reshje shiu nga ora 3 deri në orën 6.