Arratiset nga komisariati i Pukes, e gjithe policia e shtetit ne kerkim te tij

0
23

Më datë 09.09.2017, rreth orës 11.00, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkoder, është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë i arrestuari Ermirjon Nikja , 20 vjeç, banues në Don Bosko Laprakë Tiranë, i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”.

Ky person dyshohet se ështê autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 24.08.2017, i cili u kap më datën 06.09.2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë.

Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore pēr vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj tij.

Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.

Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.

Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës .

Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.