- TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, i janë drejtuar së bashku Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet sot seanca e parë plenare për këtë legjislaturë.
Në hyrje të Parlamentit, ish-kryeministri ka komentuar praninë e kreut të PD-së, në këtë legjislaturë, si deputet.
“Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një gabim legjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha.
Pas 4 vitesh mungesë, kreu i PD-së i rikthehet Parlamentit të Shqipërisë.
(el.sp/BalkanWeb)