Deputetët e Partisë Demokratike dhe përfaqësues nga shtresa e ish-të përndjekurve kanë paralajmëruar protestë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.
Protesta është shtyrë për në orën 18:00 kur edhe pritet të votohet Ruçi.
Seanca e dytë parlamentare do të zhvillet pasditen e sotme në orën 18:00, ku deputetët do zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS.
Ai ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, si opozitat e Kuvendit të ri, kanë paralajmëruar votën kundër.