Tuesday, March 25, 2025
HomeAktualitetPapa në Kolumbi, bën apel për respekt ndaj grave

Papa në Kolumbi, bën apel për respekt ndaj grave

-

Papa Françesku dënoi “dhunën verbale dhe fizike kundrejt grave” dhe bëri thirrje për “respekt” teksa iu drejtua turmave të mëdha të njerëzve në vizitën e tij në Kolumbi.

Papa argjentinas është i pari që viziton vendin në mëse tre dekada, në një udhëtim që ka për qëllim mbështetjen e procesit të paqes në Kolumbi.

Sipas Atit të Shenjtë, Bibla i lartëson gratë që janë të forta dhe me influencë. “Sa gra kanë këmbëngulur të vetme në heshtje?” pyeti Papa personat e mbledhur në qytetin e Villavicencio, ndërkohë që ai u ndërprye vazhdimisht nga duartrokitjet e dëgjuesve të tij të mbledhur në meshën e hapur.

Teksa Kolumbia përgatitet të ri-integrojë në shoqëri ish-anëtarët e grupit rebel FARC, Papa bëri thirrje për pajtim dhe falje, pas dekadash të tëra të një luftë të përgjakshme civile. Turma e mbledhur në Villavicencio përfshinte mijëra viktima të luftimeve.

Gjatë predikimit, Papa bekoi dy priftërinj të vrarë gjatë konfliktit, ndërsa paralajmëroi të pranishmit se procesi i paqes ka nevojë për pajtim për të funksionuar siç duhet.

Vizita e Papës në Kolumbi, e para që prej vitit 1986, është mirëpritur jo vetëm nga populli, por edhe nga presidenti i vendit Juan Manuel Santos, i cili e sheh ardhjen e Atit të Shenjtë si ndihmesë në procesin e paqes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts